Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të AAK-së në Obiliq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se kur ka qenë kryeministër i vendit kjo komunë ka përjetuar zhvillim.
Sipas tij, Aleanca me partnerët e koalicionit do t’i ofrojë vendit një qeverisje zhvillimore.
“Gjatë kohës së qeverisjes së Aleancës u vendosën dinamika të reja në zhvillimin e vendit, nga të cilat përfituan edhe qytetarët e Obiliqit. Bashkë kemi arritur të shënojmë suksese të dukshme që kanë rezultuar në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit në këtë komunë. Në shënimin e 24-vjetorin e Degës, shpreha falënderimin ndaj secilit koleg që i qëndroi besnik vizionit të Aleancës. Kandidatin për kryetar komune, z. Agim Preniqi dhe strukturat e degës i përgëzova për punën e deritanishme, për energjinë e shfaqur të tyre ne rritjen e degës së Obiliqit”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera.