Kryeministri i vendit Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.
Ndaj deklarimeve të Kurtit, ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Kurtin sërish mashtruar, duke thënë se me veprimin e fundit, kryeministri ka nisur kthimin e Serbisë në Kosovë.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.
Më herët, largimin e taksës e kanë kërkuar në vazhdimësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell ka thënë se taksa duhet larguar dhe nuk duhet vendosur reciprocitet.