Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mungesën e tij si dhe udhëheqësit e Ministrisë së Infrastruktrës për marrëveshjen er e të nënshkruar që i obligon qytetarët të paguajnë 5 euro shtesë për regjistrim të makinave.
Haradinaj ka shkuar edhe më tutje duke i quajtur mjeshtër të mashtrimeve me tenderë minsitrin Liburn Aliu dhe zëvendësin e tij Hysen Durmishi.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet”, ka thënë ai.
“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim”, ka shtuar Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se qasja e qeverisë Kurti është e rrezikshme për vendin shtetin e Kosovës.
“Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”, ka përfunduar Haradinaj në një status në Facebook.
Ndryshe, Gazetari Zekirja Shabani ka zbuluar dokumente ku thuhet se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka gënjyer në momentin kur ka thënë se “nuk kishin qare” pa e nënshkruar marrëveshjen e cila do i detyrojë qytetarët të paguajë 5 euro më shumë kur regjistrojnë veturat e tyre.
Shabani ka publikuar dokumentet ku shihet se kjo marrëveshje ishte anuluar nga qeveria e mëparshme dhe procesi ishte i anuluar në momentin kur Durmishi kishte marrë detyrën.