1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj akuzon direkt Thaçin, e përmend edhe çështjen e Bondsteel-it

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka fajësuar direkt presidentin e vendit, Hashim Thaçi, lidhur me presionin ndaj heqjes së taksës.

Sipas tij, Thaçi po i rritë presionet për heqjen e taksës te ndërkombëtarët.

“E them se këto janë produkt i Prishtinës yryshja e tyre me thanë rrite presionin se ka me u heqë taksa për shkak që kanë hy në obligim të keq me Vucicin. Presidenti Thaçi dhe njerëzit rreth tij po thonë me rritë presionin me idenë për një proces që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën”, është shprehur Haradinaj.

Sipas shefit të qeverisë, presidenti i ka bërë dëme të mëdha Kosovës duke kërkuar edhe avancime drejtë ndarjes së Kosovës.

“Shumë e dua presidentin. Presidenti i kë bërë dëme të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun dhe avancimet me ndarje të Kosovës. Serbia ka provuar me na ndalë në të gjitha temën që jemi sot sikur të ishim unik edhe Amerika e Evropa na kishin respektua”, deklaroi ai.

Haradinaj ka folur edhe për cështjen e Bondsteelit.

“Amerika është garant u sigurisë dhe paqes më gjithë globin vendimet që janë fol si kërcënim për Bondsteel janë të hershme sepse një vendim i tillë mund të merret por jo për arsyen e taksës. Të gjitha argumentet që është vendos taksa agresiviteti i Serbisë dhe nëse për njohje ekzistojnë taksa mbetet deri në njohje të Kosovës”, është shprehur Haradinaj pas prezencës së tij në akademinë përkujtimore kushtuar akademikut të ndjerë, Idriz Ajeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img