Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, u shpreh se të gjithë luftëtarët e lirisë dhe paqes, që sot ndodhet në Hagë kanë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht.
Kjo reagim i Haradinaj vjen pasi sot u bënë katër vjet nga dorëheqja si pasojë e ngritjes së akuzave nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.
“Sot bëhen katër vjet nga dorëheqja si pasojë e ngritjes së akuzave nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-Presidentit Thaçi, ish-Kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të gjithë këta luftëtarë për liri e paqe, të rreshtuar në vetëmbrojtje të popullit të Kosovës nga makineria fashiste e Serbisë së Millosheviqit. Akuzat ndaj të gjithë shqiptarëve që sot ndodhen në Hagë janë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht”, shkroi Haradinaj në Facebook.