0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ai që e dha idenë për lëvizje të kufijve ishte amator politik

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka quajtur amaterë politikë ata që dhanë idenë për lëvizjen e kufijve dhe tha se SHBA-të asnjëherë nuk kanë qenë pro kësaj ideje.

“Tema e kufijve ka shkuar, të gjithë e dimë që s’është më kjo temë. SHBA-të janë me vija të kuqe precize kundër ndryshimit të territoreve, ata kanë thënë se nuk ka vija që ju i qitni, por se çka ka do të ndodhë në fund ata e dinë”, tha Haradinaj, në Info Magazinë të Klan Kosovës.

“SHBA-të kurrë se ka lejuar një ide të tillë. Ata i kanë lënë disa amatera politikë të shkojnë e të enden me këso idesh, që kanë qenë qesharake para tyre. Amatera janë kushdo që e ka sponsorizuar një ide të tillë të ndryshimit të kufirit. Ajo ishte ide e ndarjes së Kosovës”.

“Në planin politik kjo ka qenë amaterizëm. Amaterizëm ordiner që i kanë lënë të enden. Amerika asnjëherë nuk e ka konfirmuar një opsion të tillë”.

Haradinaj tha se raportet me SHBA-të i ka të mira dhe se për këtë edhe ka dhënë kontributin e tij.

“Unë kam kontribuar gjatë gjithë kohës marrëdhënieve të mira me Amerikën. Nuk jam prej atyre që dal e i marr meritat, sepse krejt populli është me Amerikën”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img