2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hapja e Urës së Ibrit, në dorën e ministrisë së Sveçlës dhe Krasniqit

Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është temë diskutimi tash e disa vite. Kjo çështje ishte inicuar shumë herë nga qeverisje të ndryshme komunale. Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ishte njëri ndër më të zëshmit.

Bahtiri dha premtime të mëdha për bashkimin e qytetit. Hapja e urës së Ibrit dhe Shakira mbetën vetëm një ëndrra të parealizuara. Aktualisht vendimi për hapjen e Urës së Ibrit ka kaluar në dorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Emir Azemi, ish-asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, vendimi për hapjen e Urës së Ibrit iu është dorëzuar dy institucioneve qëndrore – Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Azemi, në një prononcim për Gazetën Insajderi, e ka quajtur të ligjshëm vendimin, meqë, sipas tij, është votuar nga Kuvendi Komunal dhe nuk ka parë arsye për shtyrjen e tij.

Ish-përfaqësuesi i PDK-së në komunën veriore të Mitrovicës ka bërë të ditur se çështja e hapjes së Urës së Ibrit është diskutuar edhe më 2016.

“Sa i përket ligjshmërisë së vendimit, mendoj se vendimi është i ligjshëm sepse e ka marrë organi më i lartë në nivel komune siç është Kuvendi. Në aspektin ligjor, jemi okej, nuk ka kurrëfarë problemi. Pra, e kanë votu 13, që i bie 2/3-at. Ky vendim i është dërguar me siguri organeve kompetente, sa kam informacione i është dërgu Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe MAPL-së. Po besoj që ky vendim, për nga aspekti ligjor, është tërësisht i rregullt”, deklaroi ndër të tjera ai.

Ai për Insajderin ka bërë të ditur se së shpejti në Kuvendin Komunal do të iniciohet edhe rindërtimi i xhamisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për këto çështje, mediumi ka kontaktuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Artiq dhe kryetarin e Kuvendit Komunal të kësaj komune, Nexhat Ugljanin, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Vendimi është komentuar edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se nuk është koha e duhur për hapjen e Urës së Ibrit.

“Ne ende po na u duhet të përballemi me këtë përditë. Teksa flasim, në Mitrovicë ka pasur kërkesë që të hapet ura [Ura e Ibrit]. Atmosfera, dukshëm, nuk është që të ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Lajçak, teksa tha se të dyja palët duhet të respektojnë vijat e kuqe të njëra-tjetrës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Misioni i KFOR-it, në anën tjetër, ka thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut.

“Rihapja e urës është një çështje që duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të monitoroj zhvillimet lokale dhe qëndron plotësisht i fokusuar në implementimin ditor të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 e vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”, kanë thënë nga KFOR-i./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img