Ambasadorët e QUINT-it, pas takimit dje me kryeministrin Albin Kurti, treguan se nuk e përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara – u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”.
Kryeministri Albin Kurti nuk foli pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, por Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.
Pas këtyre zhvillimeve deputetë të Vetëvendosjes i kanë dalë në mbështetje Qeverisë e kundër ambasadorëve të QUINT-it, duke thënë se ‘ura do të hapet’.
Deputeti i VV-së, Armend Muja, përmes një postimi ka shkruar një lsitë me ‘gjëra’ që sipas tij QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës.
Postimi i tij:
“Lista e gjërave që QUINT-i nuk e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës:
-Moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
-Moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë
-Vendosjen e reciprocitetit me Serbinë për targa të veturave
-Zbatimin e planit për konvertimin e targave RKS