Site icon PrishtinaPress

Hapja e Urës mbi Ibër, ndihmëssekretari i NATO-s në takim me Osmanin

Ndihmëssekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus, po qëndron në Kosovë të enjten.

Ai ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa më vonë pritet ta takojë edhe kryeministrin.

Ndër temat e diskutimit do të jetë edhe çështja e hapjes së Urës së Ibrit.

Të enjten, takime me akterë politikë po zhvillon edhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Exit mobile version