15.5 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Hapja e kinemasë më inovative ne rajon CineStar në Prishtina Mall

Prishtina Mall nis qershorin me aktivitete argëtuese dhe hapjen e kinemasë më inovative në rajon, CineStar

 Prishtina Mall, qendra tregtare dhe argëtuese më e madhe në rajon, ka pritur muajin qershor me një sërë aktivitetesh. Nga aktivitetet për fëmijë e deri te hapja madhështore e kinemasë më inovative në rajon, Prishtina Mall ka nisur muajin me shumë argëtim dhe kënaqësi.

Fëmijët kanë qenë në krye të agjendës së aktiviteteve të qershorit, me shumë aktivitete të kuruara për të mahnitur imagjinatën e tyre dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Në kuadër të këtyre aktiviteteve Prishtina Mall ka organizuar punëtori interaktive, sesione arti dhe shfaqje magjepsëse për fëmijët e të gjitha moshave. Nuk munguan as hapjet e reja ku hapësirës së Prishtina Mall ju shtuan edhe tre emra të njohur si Sach Pizza, Matisse dhe Tannis.

Një nga aktivitetet kryesore ishte padyshim hapja e kinemasë më inovative në rajon, CineStar. Me një hapësirë madhështore,15 salla të ndryshme dhe teknololgjinë më të re duke sjellur përvojën 4DX për herë të parë në rajon, të gjithë dashamirësit e filmit do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen e filmave si kurrë më parë.

Por argëtimi nuk përfundon këtu! Prishtina Mall do të jetë nikoqire e shumë aktiviteteve tjera që do të organizohen gjatë gjithë muajit qershor. Nga premiera të ndryshme të filmave më të rinj, aktivitete për fëmijë, dhe shumë surpriza tjera, Prishtina Mall do të jetë destinacioni kryesor i argëtimit këtë verë. Pra, nëse keni në plan të vizitoni Prishtinën sigurohuni që të shkoni në Prishtina Mall dhe të zhyteni në një botë emocionesh, kreativiteti dhe mrekullie kinematografike.

Prishtina Mall, ku argëtimi dhe kënaqesia nuk kanë limit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img