Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se, sot PDK dhe LDK kanë treguar se po rikthehen për të mirën e Kosovës.
Kajtazi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook kërkoi nga populli që ta ndëshkojnë me votë, kryeministrin e tanishëm, Albin Kurti, pasi sipas tij, ai është njeriu më i dëmshëm që e ka udhëhequr Kosovën.
“Te gjithe kryeministrat kane bere diçka mire për vendin, pos Albin Kurtit qe ka bere vetëm keq. Veç shiheni se si sot u mundua ta mashtroje serish nanen Ferdonie. Ta manipuloje dhembjen e saj. Per katër vjet ai nuk beri asgje per te pagjeturit. Përkundrazi, beri marrëveshjet me te dëmshme për vendin – u pajtua me Vuçiqin qe serbet te kenë autonomi territoriale dhe politike”.
Tutje, Kajtazi shprehet i bindur që Kurtin e pret burgu, për shkak të korrupsionit.
“Dashnine per kete vend e deshmone duke e ndeshku kete njeri. Patriotizmin deshmone duke u rreshtu me ata qe kane bere dicka për këtë vend, e jo me ata qe i kane bere vetëm dëme.Mos harroni, se partia ne pushtet e ka vjedh buken. Eshte marre vesh me terroristin Milan Radojeçiq qe veteranet e luftes mos te perfitojne nga paga minimale.
Jam i bindur se Albin Kurtin e pret burgu. Jo me per shkarravitje neper sheshe te Prishtines, por per korrupsion”.