18.6 C
Pristina
spot_img

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq

Në qendër të qytetit, në Komunën e Leposaviqit, sot është hapur pika e re, e katërta në këtë komunë, e Postës së Kosovës, në objektin e rikthyer nën menaxhim të Postës së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të pranishëm në këtë përurim zyrtar ishin Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

Kurti tha se hapja e zyrës së re në pronën e rikthyer, është bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë.

“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci foli për planet e ndërmarrjes që udhëheq, për të qenë sa më të pranishëm aty ku qytetarët kanë nevojë për shërbimet e operatorit publik, por edhe për rezultatet e zgjerimit të rrjetit të pikave të postës.

“Nëse flasim në krahasim me vitin e kaluar, kemi pasur një rritje prej 11% të numrin të zyrave postare gjithandej Kosovës. Nëse flasim për katër komunat veriore të Kosovës, para dy vjetëve kemi pasur vetëm dy zyra në pikat kufitare, ndërsa po festojmë pikën 13-të, që besoj që është një rezultat shumë i madh duke qenë se e kemi arritur brenda dy vjetëve”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img