Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u hap tenda ku pjesëmarrësit mund të përjetojnë çaste nga jeta e një personi të verbër.
Nga organizata joqeveritare “You can do”, e cila është organizon këtë event, thanë se ky organizim ka për qëllim ndërgjegjësimin mbi verbërinë dhe përdorimin e shkopit të bardhë, transmeton Klankosova.tv.
