Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak është hapur për qarkullim të mërkurën.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar shkurtimisht për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, u mbyllën për qarkullim më 24 shtator, pas sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.
Policia e Kosovës, në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in, po vazhdon patrullimin në pjesën veriore të Kosovës.
Pikëkalimi kufitar në Jarinjë vazhdon të jetë i mbyllur. /Insajderi.org/