-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit

Ngjarja më e madhe e turizmit dhe sportit në vend, ka filluar sot në Sallën 1 Tetori dhe do të vazhdojë deri nesër.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit është ngjarje promocionale dhe komerciale për këta dy sektorë.

Sipas MKRS-së, në këtë edicion po i kushtohet vëmendje e veçantë ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet e tij drejt një jete me shëndet të mirë fizik e psikologjik.

Folës në ceremoninë hapëse ishin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Ulqinit, Omer Bajraktari.

Pjesë e panairit janë 10 komuna nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, 30 subjekte dhe biznese, KOK-u dhe nëntë federata sportive.

Pas hapjes së panairit, u mbajt edhe një panel diskutimi, ku u fol për ligjin e sponsorizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img