Në Komunën e Podujevës sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara,
Lajmin e ka bërë të ditur Krzetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Postimi i plotë:
Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon.
Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së.
I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.