7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Hapet Konventa e PDK-së, Kuqi thotë se PDK është lokomotiva e proceseve politike

Është hapur zyrtarisht Konventa e zgjedhjeve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi ka thënë se gara në PDK do të jetë një garë për zhvillimin e vendit dhe se kryetari i PDK-së do të garojë për zhvillim të ekonomisë dhe mbarësisë së vendit.

“Sot 19 vite më parë një ditë sikur kjo me burra dhe me gra të Kosovës në Prishtinë së bashku me prijësit e luftës dhe të lirisë, të rezistencës së bashkuar me udhëheqësit tanë, me bashkëpunëtorët kombëtarë, intelektual dhe të lirisë morëm përsipër misionin e pavarësimit dhe themeluam PDK-në. Andaj, duke filluar nga kryetari Veseli dhe  gjithë juve urime dita e themelimit  të PDK-së. Më lejoni që të uroj secilin qytetarë që për këto 19 vite ka mbështetur PDK-në, bashkë me vizonin për liri, pavarësi dhe zhvillim.  Duke  filluar nga udhëheqësi Hashim Thaçi dhe aktivistët në cilëndo lagje, të qytetarëve dhe fshatrave, në cilëndo pjesë të Republikës, që fuqizoi PDK-në, dha djersë dhe me dije e guxim dha kontributin e tij. Falënderoj të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë për arsye të ndryshimit politik por edhe të gjithë ata që nuk janë më pasi ndërruan jetë”,ka thënë Kuqi.

Ai gjithashtu ka falënderuar edhe konkurrentët politik që sipas tij, për vite kanë konkurruar bashkë me PDK-në.

“Falënderim edhe medieve dhe shoqërisë civile pasi të gjithë na ndihmuan të jemi më të kujdesshëm. PDK është lokomotiva e proceseve politike që nga 99-të deri më sot. E tillë ka qenë PDK atëherë dhe e tillë është sot me kryetarin Veseli. Andaj nëse shohim vite pas do të shohim vendime të mëdha dhe të mira për Kosovën, si liria, shtetformimi dhe puna për botën e qytetëruar. Të gjitha këto procese kanë emrin e udhëheqësve tanë dhe të gjithë aktivistëve. 19 vite pas  ne dalim ballëhapur para qytetarëve të Kosovë por edhe përpara kërkesave të bashkëpunëtorëve tanë evropianë. Sot jemi më të pjekur dhe më të vendosur se kurrë për qytetarët tanë. I dimë kërkesat e popullit dhe ashtu reflektojmë. I dimë qartazi edhe synimet tona që të punojmë në dobi të qytetarëve dhe vendit tonë. Sot zyrtarisht po fillojmë zgjedhjet në PDK dhe është momenti të reflektojmë për të mirën, për vizionin, për qytetarët dhe  për vendin tonë”, ka shtuar Kuqi.

Kuqi është i bindur që do të ketë një garë demokratike dhe do të garojnë njerëzit më të mirë të PDK-së, duke kërkuar angazhimin e secilit, që t’u jepet hapësirë kuadrove të reja.

“Kërkojmë që të fuqizojmë demokratizimin në PDK, na duhen njerëz të rinj deh energji të reja. Jam i bindur shumë se sa herë që kemi ardhur me kuadro të reja në PDK, është fuqizuar dhe rritur PDK-ja. Është moment i mirë që t’i thërrasim të gjithë në PDK, që të mund të kontribuojnë në vendin tonë. Të gjithë e dijmë se ndryshimet politike nuk bëhen pa u bërë ndryshimet në partinë, ashtu siç është PDK-ja jonë.Unë e shoh PDK-në si Prishtinën, nëse është kryeqyteti i Kosovës atëherë  PDK është kryefjala e Kosovës”,ka përfunduar Kuqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img