Sot hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike të Kosovës.
Kështu u vendos në Konferencën e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik.
Universiteti “Hasan Prishtina” do të pranojë rreth 8 mijë e 500 studentë në nivelin bachelor.