Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se të martën është hapur konkursi për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mehaj ka theksuar se aplikimet mund të bëhen që nga sot deri më 25 tetor.
Procedurat e testimit sipas kritereve të rregullores së FSK-së janë: Testi i gjuhës angleze në FSK (ALCPT), testi i inteligjencës dhe i njohurive të përgjithshme, testi fizik, intervista, ekzaminimi mjekësor, dhe pastërtia e figurës.
Ndërsa, kriteret sipas Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së janë ese në gjuhën angleze, testi TOEFL, testi SAT, testi fizik Candidate Fitness Assessment (CFA) dhe intervista nga pala pritëse.
Mehaj thotë se ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan./Prishtinapress/