Home Baner Hapet edhe një qendër testimi për COVID, në Prishtinë

Hapet edhe një qendër testimi për COVID, në Prishtinë

Në kryeqytet është hapur edhe një qendër për testime për COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku ka njoftuar se qendra për testim është hapur në Qendrën Katër të Mjekësisë Familajre në Xhemail Ibish.

“Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19. Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim, nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish” ka bërë me dije Sadiku.

Orari i punës në këtë qendër testimi do të jetë nga e hëna në të premte, prje orës 8 deri në ora 15.

Një tjetër qendër testuese në Prishtinë është edhe ajo në Qendrën e Studentëve, e cila funksionon nga e hëna në të diel, me oraro 08:00-16:00.

Exit mobile version