Sot prapa shkollës “Gjin Gazulli”, hapet çerdhja e re për fëmijë, për lagjen e Sofalisë dhe lagjet përrreth.
Në hapje do të marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
Çerdhja e parë e hapur me bazë në komunitet, e krijuar nga Këshilli i Prindërve të lagjes, me përkrahje të Komunës së Prishtinës ishte “Botanika”, në lagjen “Mati II”.
Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se nëse ky sistem me bazë në komunitet do të ketë sukses, do të hapen çerdhe të reja me të njëjtin sistem, pothuajse në të gjitha lagjet e Prishtinës.