Site icon PrishtinaPress

Hapet afati për aplikim për rimbursim nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 janar 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tremujorin e parë 2019, ka filluar nga data 1 janar 2019 dhe vazhdon deri me 31 janar 2019.

“Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial do të rimbursohen me 10 për qind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250 euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Në fund, ATK kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes me llogarit e tyre bankare, të sigurohen që llogaria të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale, me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem.

Exit mobile version