Advertisement
Dyert e tunelit nën rrugën Bernauer i hapi kryetari i Berlinit, Mihael Miller, në kohën kur po shënohet 30-vjetori i rënies së murit të Berlinit, transmeton Telegrafi.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kishin gërmuar dhe hapur tunelin prej 100 metrave në vitin 1970, nëntë vite pasi që pjesa lindore e Gjermanisë mbylli kufijtë e saj. Beteja për liri ishte zhvilluar nën tokë.
Tunelin e kishin hapur një grup njerëzisht që kishin ikur në pjesën perëndimore të Berlinit. Ata dëshironin të ndihmonin miqtë dhe familjarët duke i inkurajuar që të veprojnë njëjtë, por disa ditë para se të përfundonte hapja e tij, zyrtarët e Gjermanisë lindore e zbuluan dhe shkatërruan pjesërisht. /Telegrafi/
PostAdss