Site icon PrishtinaPress

Hani speca të djegës 4 herë në javë për ta zvogëluar 40 për qind rrezikun e sulmit në zemër

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i specave të djegës katër herë në javë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër.

Hulumtuesit i kanë analizuar rreth 23,000 vullnetarë përgjatë një periudhe tetëvjeçare, duke i anketuar rregullisht për dietat e tyre.

Rezultatet kanë treguar set ë rriturit të cilët hanë speca të djegës rregullisht – rreth katër herë në javë – janë më pak të rrezikuar nga vdekje e parakohshme.

Veç kësaj, ata kanë qenë 40 për qind më pak të prirë të vdesin nga sulmet e zemrës, sipas akademikëve italianë që e kanë kryer këtë studim.

Sipas ekspertëve, është capsaicini – përbërësi antipezmatues dhe substanca që e krijon ndjenjën e djegies – ai që gjendet prapa përfitimeve shëndetësore të specave djegës.

Vlen të ceket se këto hulumtime janë publikuar në revistën “Journal of the American College of Cardiology”.

Exit mobile version