Migena është një koreane e cila prej vitesh jeton në Shqipëri e prej 10 vitesh jeton në Paskuqan.
Ajo është e angazhuar në një qendër për edukim ku bëhen mësime dhe aktivitete të ndryshme për fëmijë.
Migena ka rrëfyer se e la Korenë për Shqipërinë në vitin 1999 kur po ndodhte lufta e Kosovës.
Ajo iu afrua një organizate jofitimprurëse në Kore dhe kështu ajo ka shkuar në Kukës ku ndodheshin refugjatët nga Kosova.
Ndër të tjerat Migena ndau edhe disa nga gjërat që i pëlqejnë më shumë në Shqipëri. Nga ushqimet e saj të preferuara ishin byrekët dhe mandarinat, të cilat i konsumonte së bashku.
“Unë ha byrek dhe pastaj mandarinë, në vend të dhallës. Është shije interesante. Byreku është i thatë, mandarina ka lëng. Është njësoj si të pish lëng portokalli. Unë ha edhe pica me mandarina. Gjërat me brum i shoqëroj me mandarinë. Ndonjë ditë do e provoj me fasule”, tha Migena./Euronews Albania