12.3 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

spot_img

HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Murati: Ku mbetën edhe 20 euro?

Organizata joqeveritare HANDIKOS, po kërkon sqarime nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në lidhje me rritjen e pensioneve, rritje kjo që u njoftua të hënën (7 tetor) nga kryeministri Albin Kurti.

Përmes një reagimi publik, kjo organizatë e cila përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, po kërkon të dijë se ku u “zhdukën” 20 euro për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë me rritjen e fundit të pensioneve prej 20%.

“… sipas Ligjit, personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, grupi I, deri më tash kanë përfituar si në vijim:

150€ (personi) + 150€ (kujdestari)+ 75€ (barna dhe materiale) = 375 €

Ndërsa tani me këtë rritje, sipas kalkulimeve tona do të duhej të ishte:

150 +20% = 180€ (personi)

150 +20% = 180€   (kujdestari)

75 + 20%= 90€ (barna dhe materiale). Totali 450€ dhe jo 430€.

Mirëpo në të dhënat e djeshme të MFPT është paraqitur shuma 370, në vend të 375, për çka kërkojmë që nëse ka qenë lëshim teknik, të sqarohet dhe përmirësohet, meqë ka shkaktuar konfuzion në publik”, ka thënë HANDIKOS.

Kjo OJQ thotë se e ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, ndonëse thonë se kjo do të duhej të bëhej në bazë të ndonjë vlerësimi të nevojave të grupeve të shoqërisë dhe jo në mënyrë lineare për të gjithë, pasi që nevojat janë të ndryshme.

Organizata në fjalë ka publikuar tabelën që e prezantoi ministri Hekuran Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img