3.3 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

spot_img

Hamzës i bashkohen 250 studentë shqiptarë në Gjermani: Me shpirt e zemër duan të angazhohen për zhvillimin e Kosovës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munih i janë bashkuar ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka thënë se të gjithë ata, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës.

“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img