Site icon PrishtinaPress

Hamza zotohet për mbështetje të bizneseve: Paga më të larta e tatime më të ulëta

Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se bizneset kosovare kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Ai ka vlerësuar se kjo do të jepte më shumë siguri për punëtorët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se bizneset duhet të kenë tatime më të ulëta.

“Më shumë mbështetje për bizneset. Më shumë siguri për punëtorët. Paga më të larta e tatime më të ulëta! Kosova mundet ma mirë! Ma mirë për të gjithë!”, ka shkruar Hamza.

Exit mobile version