1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik e përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi im

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Loni Dekor” në Vushtrri.

Hamza ka thënë se do të jetë partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat, transmeton Klankosova.tv.

“‘Fabrika “Loni Dekor’ në Vushtrri, sot qëndron si model i suksesit në vend falë disiplinës dhe punës së palodhur për vite me radhë.  Si kryeministër, unë do të jem partner kryesor i ndërmarrësve në misionin e krijimit të sa më shumë vendeve të punës, me paga dhe kushte më të mira për të gjithë punëtorët e sektorit privat”, ka shkruar Hamza në Facebook.

“Kosova mundet ma mirë. Zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve janë qëllimi dhe përkushtimi im”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img