Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar në Rugovë, për të cilën tha se është më shumë se një destinacion.
“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Pas Rugovës, Hamza sot në agjendë ka një takim rajonal me gratë në Prizren, ndërsa pasdite do të takojë veteranët e UÇK-së.