1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Ekonomia nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot një fabrikë në Ferizaj.

Ai ka bërë me dije se ekonomia dhe bizneset nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar që se me mbështetjen e qytetarëve Kosovën do ta bëj vend më të mirë.

“Dikur ishte vetëm një ide, por sot është një biznes i suksesshëm. Një prodhues si fabrika “Toni” në Ferizaj, të cilën e vizitova sot, është tregues se me punë mund të arrihet çdo gjë. Ekonomia, bizneset, nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët. Një ekonomi e fortë nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por ka të bëjë edhe me njerëzit. Unë besoj fuqishëm që së bashku do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë, ku për çdo qytetar do të ketë mundësi për punë të mirë, pagë të dinjitetshme, siguri në punësim dhe respekt për të drejtat e punëtorëve. Qytetarët meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img