0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hamza vendos lule te varri i Rexhepit në shtatëvjetorin e vdekjes së tij

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vendosur lule të freskëta te varri i Bajramit Rexhepit në shtatëvjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Hamza tha se Rexhepi ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë.

“Kosova dhe Mitrovica, 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës, kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin. Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë. Si mjek e humanist, si kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar e qytetar i Mitrovicës, si mik e bashkëpunëtor, Bajram Rexhepi ishte gjithnjë i dëshmuar”, ka shkruar Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img