8.5 C
Pristina
Friday, October 25, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Ura e Ibrit duhet të hapet, por jo duke i rrënuar urat me partnerët e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për çështjen e hapjes se urës mbi lumin Ibër.

Ai është shprehur pro hapjes se kësaj ure, por në koordinim me aleatët perëndimorë.

Në një intervistë për “Express”, Hamza, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në ShBA, ka thënë se ura e Ibrit nuk duhet ta hapet duke i rrënuar urat e komunikimit me aleatët.

Po e përsëris, ura mbi Ibër duhet të hapet. Mirëpo, jo duke i rrënuar të gjitha urat tjera me botën, me partnerët dhe me bashkëqytetarët tonë në veri. Ura duhet të hapet si simbol i bashkëpunimit me qytetarët dhe aleatët tonë. Kështu siç po vepron kjo qeveri e papërgjegjshme, po rrezikojmë që ajo të mbetet e mbyllur edhe për një kohë shumë të gjatë. Albin Kurti nuk po e hap dot urën, veç sa po e cementon prezencën e NATO-s mbi atë urë. Nuk po forcohet sovraniteti por Qeveria e Kosovës po e kthen KFOR-in dhe EULEX-in dhe po e kthen Rezolutën 1244. Ky është zhvillim për keqardhje”, ka thënë Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img