5.7 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Buy now

spot_img

Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës.

Ai ka premtuar se pagat e zjarrfikësve do t’i rrisin për 50 për qind, statusi i tyre do ta rregullohet me ligj dhe siç ka thënë Hamza, do të oftojnë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta.

“Një mbrëmje me mbrojtësit, shpëtimtarët dhe heronjtë e Mitrovicës. Pagat e zjarrfikësve do t’i rrisim për 50%, statusin e tyre do ta rregullojmë me ligj dhe do të ofrojmë sigurim të plotë shëndetësor dhe jetësor për ta. Në çdo zjarr që shuajnë dhe çdo jetë që shpëtojnë, ata rrezikojnë veten për të na mbrojtur dhe mbajtur të sigurt. Shërbimi i tyre na frymëzon”.

“Rritje pagash dhe sigurim të plotë shëndetësor e jetësor do të ketë edhe për policët, ushtarët dhe punonjësit e inteligjencës. Kosova mundet ma mirë”, ka shkruar tutje Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img