Zgjerim të përkrahjes përmes subvencioneve dhe granteve investime për prodhimtarinë bujqësore.
Kështu u zotua kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një takim me Gratë e Krushës, të cilët i quajti simbol të guximit, punës dhe këmbënguljes.
“Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne”, tha Hamza.
Postim i plotë:
Gratë e Krushës janë simbol i guximit, punës dhe këmbënguljes. Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.
Ne do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, përmirësimin e teknologjisë dhe do të ndërtojmë qendra grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore. Edhe sigurimi i kulturave bujqësore është i domosdoshëm dhe do ta bëjmë!
Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne.
#MaMirë për bujqësinë. #PDK131