-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hamza takon diplomatët e lartë norvegjez: Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim dy diplomatë të lartë të Norvegjisë.

Ai ka bërë me dije se me përfaqësuesit special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor ka biseduar për punën e përbashkët që i presin.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka trgeuar synimet e tij.

Ai ka treguar se synimi i tij është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Me dy diplomatët e lartë të Norvegjisë, përfaqësuesin e veçantë për Ballkanin Perëndimor z. Eirik Nestås Mathisen dhe ambasadorin z. Haakon Blankenborg, sot biseduam për punën e përbashkët që na pret. Synimi im është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe i sektorëve që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë. Ne të gjithë e duam një Kosovë në paqe e prosperitet, në rrugë të sigurt të integrimit në BE dhe NATO. Ky është interesi i qytetarëve dhe i shtetit të Kosovës. Ky është interesi edhe i partnerëve tanë. Për këtë e kemi pasur dhe do ta kemi përkrahjen e Norvegjisë. Për këtë u jemi përherë mirënjohës dhe i gëzohemi mundësisë që ta vazhdojmë bashkëpunimin me miqtë tanë norvegjezë”, ka shkruar Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img