Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një tubim me mërgatën në Muttenz të Bazelit, Zvicër.
Në këtë tubim, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e diasporës për Kosovën, duke u zotuar për përfshirjen e saj aktive në institucionet vendore, raporton Klankosova.tv.
“Diaspora do të ketë përfaqësuesit e saj në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës,” ka deklaruar kandidati për kryeministër, duke shtuar se mërgata është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe sjelljen e menaxhimit modern në vend.
Ai theksoi domosdoshmërinë e përmirësimit të standardit të jetesës, arsimit dhe shëndetësisë, duke premtuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në qeverisjen e tij.