Kandidati i PDK-së për Kryeminstër Bedri Hamza në Pressing, ka thënë se s’mund të ketë koalicion pa vullnetin e tij.
“Për dështime përgjegjëse qeveria. Koalicioni i ardhshëm nuk mundet m’u bë pa vullnetit tem, unë jam kandidat konsensual i PDK-së…dhe pa vullnetim tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi dhe sturkturat nuk mund të ketë koalicion.
Asnjëherë nuk është temë koalicioni.
Ne konceptualisht jemi më të afërt me opozitën (LDK, AAK).
Për ne konceptualisht jemi më të afërt me opozitën, nuk preferojmë – po flasim hipotetiksht – ne po punojmë shumë që sa më mirë me dalë në zgjedhje, me ekip të mirë e të dëshmuar.” – ka thënë Hamza.
Tutje ai ka shtuar se s’është në fjalorin e tij të vendosë barrier për askënd.
“Nuk është në fjalorin tim që me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunimit me të gjitha partitë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti e politikan në Kosovë, por edhe m’e pi kafe”. – është shprehur ai.