2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva

Ish ministri i Financave, tash kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se nëse do të kishte qenë ministër nuk do të lejonte grevën.

“Me qenë ministër, me kërkesat aktuale që i kanë, as që e kisha leju me ndodh greva”, tha ai.

Hamza u pyet nga analistët në studio të “Pressing” se me çfarë metoda do t’i ndalte grevat.

“Me çfarë metode?! E para u dashtë me u bo ligji i pagave shumë më herët, me u adresu vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, me i inkorporu në ligj, me procedu ligjin, jo me prit 3 vjet. Sikur ligji të kish kalu në vitin 2020, grevat sot s’kishin ndodh”, ishte përgjigja e Hamzës.

Që nga 25 gushti, BSPK ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img