1.1 C
Pristina
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

spot_img

Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një video, ku radhit përkrahjen 70%, 50% dhe 30% në kuadër të programit të tij.

Hamza u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e ka ekipin dhe programin më të mirë.

“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.

Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët.

    #MaMirë  #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img