Site icon PrishtinaPress

Hamza pas takimit me Lajçak kritikon Kurtin për draftvizionin: I kam pikëpyetjet e mia

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është deklaruar për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tregoi se çfarë kanë biseduar me Lajçakun.

“Kemi biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë, në regjion, për cështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në këtë pjesë të Kosovës. Gjithsesi që ka qenë temë edhe çështja e urës së Ibrit dhe nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve. Kemi biseduar edhe për progresin e arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet dhe është prezente në këtë pjesë të Kosovës dhe të gjithë ne do ta bëjmë maksimumin që të punojmë në dobi të paqes, prosperitetit dhe krijimit të kushteve për jetë të përshtatshme për të gjithë pa dallim, me prioritet zbatimin e ligjit”, tha ai.

Kur u pyet rreth drafvizionit që është prezantuar nga Kurti në takimin e 2 majit, Hamza tha se i ka disa pikëpyetje.

“Pak kisha ndryshu në pyetje, për shkak se një marrëveshje ka ndodhur në Bruksel, ka ndodhur në Ohër, është publike. Drafvizion të them të drejtën nuk e di, draft statut po. Tash është prezantu një draft statut, i cili sipas të gjitha gjasave është një dokument që është diskutu, por jo diçka më shumë. Ka opsione të ndryshme dhe sigurisht që këto çështje kanë me u definu në ditët në vijim dhe në të ardhmen. Kështu që është prezantu një dokument, tash të them të drejtën, a ka qenë rruga e duhur me shku deri aty, i kam pikëpyetjet e mia. Është diçka që ka me ndodh në progres”, tha ai.

Exit mobile version