-1.3 C
Pristina
Wednesday, January 1, 2025

Buy now

spot_img

Hamza: Paga e pensione më të larta, mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka thënë se nëse del në krye të qeverisë pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, do të ketë paga dhe pensione më të larta për kosovarët.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se do të ketë edhe mundësi më shumë për punë dhe ekonomi më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë qytetarët.

“50% rritje të pagave në sektorin publik, 70% rritje të pensionit bazik, 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së”.

“Pagat nën 400 euro nuk do të tatohen dhe do të rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës”, ka shkruar Hamza. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img