7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hamza nga tereni: Situata është e menaxhueshme, kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se qytetarët se gjendja e krijuar nga reshjet e shiut është e menaxhueshme dhe se ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate.

Hamza ka treguar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë duke vëzhguar situatën.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, ku kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjtë e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, ka shkruar Hamza.

I pari i Komunës së Mitrovicës ka kërkuar nga qytetarët  të kenë kujdes.

“Më tutje, kryetari Hamza ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të reshurave të shiut që kanë përfshirë komunën tonë, ku niveli i ujit përgjatë lumenjve është rritur, mirëpo ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave dhe për të ndërhyrë në zonat më kritike”, ka shkruar tutje./Prishtinapress/

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img