Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe në Suharekë.
Ai tha se me përgjegjësi dhe kompetencë do t’I trajtojnë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
“Mobilizim i jashtëzakonshëm edhe në Suharekë. Me përgjegjësi, me kompetencë, do t’i trajtojmë të gjitha shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, duke ua hequr barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike. Do të jemi përkrah çdo të riu e të moshuari, çdo punëtori, punëdhënësi e përkrah çdo qytetari!”, ka thënë ai.