Site icon PrishtinaPress

Hamza në ShBA takohet me eksperten e NATO-s dhe ish-Ndihmës Sekretarin, flasin për situatën aktuale në Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ish-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel Fried në Këshillin Atlantik.

Hamza po ashtu tha se u takua me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo, ku folën për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë “qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies”, shkroi Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se këto objektiva mund  të arrihen vetëm në bashkëpunim me aleatët dhe jo, sipas tij, nëse “izolohemi nga bota”.

Exit mobile version