Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza, kësaj rradhe vizitoi Lipjanin.
Ai para mbështetësve të tij tha se kanë një program serioz, që sipas tij për të janë angazhuar ekspertët më të mirë të Kosovës.
“Kemi program serioz. Me një ekip serioze. Njerëzit më të mirë të Kosovës, ekspertët më të mirë të Kosovës, jo veç brenda strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe jashtë strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës, i kemi angazhuar që të punojnë në këtë program”, u shpreh ai, raporton Klankosova.tv.