Këtë mbrëmje, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza e mbylli në Iliridë.
Ai u shpreh se Ilirida është e guximit dhe qëndrueshmërisë, ku puna për fitoren e PDK-së nuk ndalet kurrë, transmeton Klankosova.tv.
“Në Iliridën e guximit dhe qëndrueshmërisë, ku puna dhe përkushtimi për fitoren tonë të re, fitoren e madhe, nuk ndalet kurrë”, shkroi Hamza.
“Të bashkuar e me ndershmëri, si gjithmonë, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë!”.