Ministri i Financave njëherësh edhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti e ka prioritet të lartë Mitrovicën.
“Mitrovica është e bashkuar dhe PDK-ja është partia e vetme e cila ka bërë diçka për Mitrovicën. Sot i kemi institucionet e Kosovës, edhe Policinë e edhe doganat, në pikën 1 dhe 31, në Jarinë dhe Bërnjakë. Kjo është falë udhëheqjes së PDK-së. Rindërtimin e shtëpive në Mitrovicë e ka bërë vetëm PDK-ja dhe në infrastrukturë ka investuar vetëm PDK-ja”, ka thënë Hamza, pwr RTK.
“Sigurisht se Mitrovica dhe veriu i Kosovës janë prioritet i lartë i PDK-së”.
Hamza beson se Veseli do të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër.
Ai është shprehur se PDK ka qenë korrekte, por partnerët i kanë cunguar proceset.
“Fjala bie, deputetët e LDK-së atëbotë u bënë pengesë e rrumbullakësimit të demarkacionit”, ka theksuar ai.
Duke u ndalur te taksa ai ka thënë se është pasojë e veprimeve të Serbisë. “Në politikë duhet të shohim çka po humbim e çka po fitojmë. Nuk guxojmë të rrezikojmë partneritetin me SHBA dhe me BE-në”, ka theksuar Hamza.