Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se do të jetë “ma mirë për mjekët në specializim”.
Ai ka takuar disa nga specializantët shëndetësor.
Shkrimi i tij:
Sa herë që qytetarëve u duhet kujdesi i përditshëm, kudo që është nevoja, mjekët tanë janë gjithmonë aty. Edhe ne duhet të angazhohemi më shumë për ta. #MaMirë do të jetë edhe për mjekët në specializim. Me ligj të veçantë do ta pamundësojmë ndryshimin e kritereve dhe shpallja e specializimeve nuk do të jetë më në diskrecion të ministrave.
Specializantët e të gjitha profileve shëndetësore në Kosovë do të kenë paga të dinjitetshme dhe kontrata të punës.