Site icon PrishtinaPress

Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka publikuar takimet e tij me diasporën kosovare.

Në një postim në Facebook derisa i bëri të ditura vendet ku do të takohet me mërgimtarët, ai tha se “diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës”.

Ndër tjera, Hamza i ftoi të gjithë kosovarët që jetojnë në diasporë të bashkangjiten në tubimet e tij.

“Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor. Bashkë mundemi ‘Ma Mirë’”, ka pohuar Hamza.

Exit mobile version